(VIDEO) BDI: Stoilkoviq vepron kundër gjuhës shqipe, VLEN hesht

(VIDEO) BDI: Stoilkoviq vepron kundër gjuhës shqipe, VLEN hesht

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj heqjes së mbishkrimeve dhe shenjave identifikuese në gjuhën shqipe të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve. Ata kanë akuzuar ministrin Ivan Stoilkoviq për këtë veprim skandaloz dhe kanë pyetur VLEN-in se pse hesht ndaj këtyre padrejtësive.

BDI

Ndërsa Stoilkoviq vepron çdo ditë kundër pranisë së gjuhës shqipe në institucione, VLEN vazhdon të heshtë. Kjo heshtje nuk është më paaftësi politike, por bashkëpërgjegjësi dhe nënshtrim i plotë përballë politikave antishqiptare që po zbatohen brenda Qeverisë.

Në një komunikatë për media BDI e quan qesharak arsyetimin se tabelat janë hequr për renovim. BDI thekson se që në ditët e para të formimit të kësaj qeverie ka ekzistuar vendim dhe plan i qartë për dëbimin e Agjencisë nga objekti ku funksionon dhe sot shihet qartë se ky ka qenë një projekt politik i koordinuar për dobësimin dhe margjinalizimin e zbatimit të gjuhës shqipe.

BDI e pyet publikisht Vlen-in se deri kur do të heshtini ndërsa hiqen mbishkrimet shqipe nga institucionet shtetërore dhe se a janë në Qeveri për t’i mbrojtur shqiptarët apo vetëm për të ruajtur kolltukët e tyre/SHENJA/