(VIDEO) BDI: Qeverisja njëvjeçare e VLEN-it pa respekt institucional ndaj shqiptarëve

(VIDEO) BDI: Qeverisja njëvjeçare e VLEN-it pa respekt institucional ndaj shqiptarëve

BDI sot ka akuzuar qeverinë aktuale lidhur me qeverisjen 1-vjeçare ku siç thonë ata ishte një vit pa barazi, pa përfaqësim të drejtë dhe pa respekt institucional ndaj shqiptarëve dhe vlerave themelore të bashkëjetesës në këtë shtet, për të cilat thonë se janë zotuar si shoqëri dhe si shtet multietnik.

MARKETING

RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN

“Sot, jemi mbledhur për të ngritur zërin për një çështje të veçantë dhe jashtëzakonisht të rëndësishme: shtypjen institucionale që po ndodh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në zemrën e institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë rendin, drejtësinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim. Në MPB, zëvendësministri shqiptar është i injoruar, i margjinalizuar, sikur të mos ekzistojë fare. Në rastin e Koçanit, as që u pa. Zëvendësdrejtori shqiptar i Byrosë për Siguri Publike dha dorëheqje për shkak të mospërfilljes sistematike”.

I menjehërshem ishte reagimi I VLEN-it të cilët thonë se BDI flet me fjalë shqip por me veprime kundër shqipes. Ata thonë se për dy dekada rresht, BDI ka mbajtur gjuhën shqipe në majë të gjuhës, por kurrë në zemër e aq më pak në zbatim.

VLEN

“Faktet flasin vetë: Sipas Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nga 50 raste të dërguara për ndjekje gjyqësore për mosrespektim të shqipes, 13 janë kundër funksionarëve shqiptarë, shumica dërrmuese prej BDI-së! Dhe kush është personi i parë i paditur më 2 janar 2024? Askush tjetër përveç ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, kuadër i BDI-së! Ironi tragjike për një parti që shtiret si mbrojtëse e arsimit dhe e gjuhës amtare”.

“VLEN, ndryshe nga BDI, nuk bën teatër me gjuhën shqipe. Që prej ditës së parë në qeveri, VLEN ka ndërmarrë hapa të qarta dhe konkrete për ta bërë barazinë gjuhësore realitet”, thanë nga VLEN.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING