(VIDEO) BDI pyet se kush i frikësohet vetingut, VMRO vazhdon ta akuzojë për destabilizim

(VIDEO) BDI pyet se kush i frikësohet vetingut, VMRO vazhdon ta akuzojë për destabilizim

Akuzat dhe prëplasjet ndërmjet partive politike në vend asesi të ndalen, ndërsa të njejtat kanë vazhduar edhe sot. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që të nisë procesi i vetingut , pasi sipas tyre, çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri. Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre”.

Askush nuk do të besojë se qëllimet e tyre janë të sinqerta, as ata nuk do t’i besojnë vetes. Kështu i’u është përgjigjur kërkesës së BDI-së, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. Megjithatë, ajo tha se ky shtet ka ligje për gjithçka, përfshi edhe për veting.

MARIJA MITEVA,ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE

Kaluan tre ditë, ndërsa BDI ende nuk dëshiron ta dëgjojë përgjigjen që tashmë e kemi dërguar. Askush nuk do t’iu besojë se qëllimet i kanë të sinqerta, as ata vet nuk besojnë. Ne themi se ky shtet ka ligje për gjithçka. Për veting, për prejardhje të pasurisë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për pastrim të parave dhe tregti me ndikim, dhe për gjithçka që në një shtet demokratik duhet të ketë ligje. Ligjet duhet të respketohen, ndërsa nuk janë respektuar deri tani. Pikërisht BDI dhe LSDM, i kanë keqpërdorur jo vetëm për përplasje partiake, por edhe me mashtrime për pasurimin e tyre”.

Marija Miteva nga partia në pushtet shtoi se pavarësisht përkatësisë partiake, etnike apo fetare, kushdo që ka gabuar para ligjit dhe ka grabitur qytetarët, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING