(VIDEO) BDI mohon akuzat e kryeministrit për polarizim të korridorit 8

(VIDEO) BDI mohon akuzat e kryeministrit për polarizim të korridorit 8

MARKETING

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hedhur poshte akuzën e kryeministrit hristijan Mickoski që tha se ata po tentojnë që ta polarizojnë  çështjen me korridorin 8. Bajram Rexhepi nga BDI u shpreh se deklaratat e tyre janë bazuar në deklaratën e vetë Mickoskit dhe zyrtarëve të lartë që kanë folur për këtë temë.

MARKETING

Sample Image

Bajram Rexhepi, BDI      

“Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është si pasojë e deklaratave të zyrtarëve të lartë dhe vetë kryeministrit i cili deklaroi se lidhja me Shqipërinë do të jetë shumë problematike, pasi që nuk mund të gjindet zgjidhje konform standardeve të UNESCO-s, që të lidhet me Qafthanën. Ndërkohë, ne të gjithë e dijmë se ka zgjidhje shumë konkrete, shumë të lehta që mund për shumë shkurtë kohë të rregullohet kjo problematikë”.

Ai u shpreh se Serbia ka interes vital që të mos ndërtohet korridori 8, por përkundrazi ato insistojnë me shumë interesim që të ndërtohet pjesa e korridorit 10, hekurudha e shpejtë që do ta lidh Beogradin me Selanikun.

Ndërsa, për deklaratën e Mickoskit që thotë se Qeveria në Shqipëri nuk do ta ndërtoj korridorin deri në Qaf Thanë, por 20 deri në 25 larg saj,  Rexhepi tha se mendon se projekti është që autostrada të lidhet deri në Durrës.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING