(VIDEO) BDI: Ka skenar të errët për t’i marrë frontit europian dy mandate deputetësh në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6

(VIDEO) BDI: Ka skenar të errët për t’i marrë frontit europian  dy mandate deputetësh në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, thotë është duke u përgaditur një skenar i errët inxheneringu për të devijuar vullnetin e popullit dhe ligjitimitetin. Ademi tha se po tentohet që  Frontit Europian t’u merren dy mandate në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, nëpërmjet ankesave të dorëzuara nga partitë tjera politike në KSHZ edhe pse siç tha, nuk ka pasur parregullsi. Ai tha se këtë rast e  kanë paraqitur në organizatat ndërkombëtare.

ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Partitë e tjera politike, mbi bazë të një marrëveshje të fshehtë joparimore, duke shkelur vullnetin e popullit, në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime, gjegjësisht ankesa për vendvotime të caktuara, në Njësinë Zgjedhore numër 5 dhe në Njësinë Zgjedhore numër 6. Megjithëse, për të njëjtat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor me çka kjo dëshmohet edhe nëpërmjet nënshkrimit të procesverbaleve nga anëtarët e Këshillave Zgjedhor të propozuara nga vetë partitë politike që kanë parashtruar kundërshtime. Qëllimi është i qartë, Frontit Evropian dëshirojnë t’ia marrin dy mandate”.

Këto aneksa Arbër Ademi infromoi se janë  nga partitë VMRO, VLEN, LSDM dhe E Majta dhe se bëhet për fjalë për më tepër se 120 vendvotime.

ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Se kjo është kështu, këto janë argumentet. Së pari gjatë dhe pas procesit zgjedhor nuk ka pasur parregullsi dhe s’ka pasur vërëjte. Së dyti, ankimimet janë vetëm për zgjedhjet parlamentare, jo edhe për zgjedhjet presidenciale, megjithëse u referohen të njejtave vendovitime dhe të njejtave procese, të realizuara në të njejtën kohë, të njejtave proces verbale, me të njejtën përmbajtje, qoftë për zgjedhjet presidenciale, qoftë për ata parlamentare. Nën tre, kundërishtimet janë kryesoshtë në vendëvotimet ku parashtruesi, ai që ankohet ka ma shumë vota”.

Ai shtoi se do angazhohen me të gjithë mekanizmat demokratike që qëndrojnë në dispozicion që me çdo kusht të mbrojnë votën e qytetarëve të cilët na kanë dhënë përgjegjësi që t’i përfaqësojmë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING