(VIDEO) BDI: Fitorja në komunat shqiptare i takon VMRO-së

(VIDEO) BDI: Fitorja në komunat shqiptare i takon VMRO-së

BDI thotë se fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon VMRO-DPMNE. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, tha se BDI ka dalë në këtë përfundim pas një analizë të detajuar të çdo vendvotimi dhe të çdo komune.

ARBËR ADEMI

‘’Të gjitha të dhënat dëshmojnë se rezultati për kryetarë komunash në Tetovë, Strugë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe në një sërë komunash të tjera me shumicë shqiptare, është produkt i votës masive të VMRO-DPMNE-së në favor të kandidatëve të tyre dhe të VLEN-it. Prandaj, në mënyrën më korrekte dhe më transparente, ne e urojmë VMRO-DPMNE-në për këtë rezultat zgjedhor”.

Ademi tha se VLEN nuk ka arritur të fitojë shumicën e votës shqiptare në asnjë nga këto komuna, as për kryetar, as për këshill. Sipas tij roli i vetëm i VLEN në këto zgjedhje ka qenë ti shërbejë synimeve të VMRO DPMNE-së’.

Nënkryetari i BDI-së tha se ky është një mandat moral dhe politik, që i obligon ata si BDI që në Kongresin e dhjetorit të riorganizohen, dhe t’i ripërtërijnë strukturat e tyre në përputhje me pritjet e qytetarëve. Ademi njoftoi se BDI do të vazhdojë punën me energji të re, me transparencë dhe me përkushtim të plotë ndaj interesit të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit.

/SHENJA/

MARKETING