(VIDEO) BDI: Do të identifikojmë çdo ndërtim pa leje në Çair
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për vazhdimin e ndërtimeve të objekteve të banimit në mënyrë të paligjme në Çair. Sipas BDI-së, këto ndërtime po bëhen me tolerim të institucioneve komunale. Arianit Ademi nga BDI, theksoi dhe pasojat janë të qarta, si rrugë të bllokuara, mungesë parkingu, presion mbi infrastrukturën dhe humbje e hapësirave publike.
ARIANIT ADEMI, BDI
‘’Ata jetojnë në komuna të tjera, si Buteli, ndërsa Çairin e përdorin si vend për përfitime financiare nga ndërtimet. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Sot i bëjmë thirrje publike Komunës së Çairit: Të ndalojë menjëherë çdo tolerim ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe çdo marrëveshje që lejon uzurpimin e hapësirave publike’’.
Sipas Ademit, institucionet ndëshkuese kanë detyrim ligjor të veprojnë, dhe nëse nuk veprojnë, përgjegjësia do jetë e tyre. Ademi bëri të ditur se BDI – Çair do të fillojë identifikimin e çdo parcele dhe çdo hapësire publike ku tentohen ndërtime të paligjshme. Dhe siç njoftoi ai çdo rast do të bëhet publik dhe do të denoncohet para institucioneve kompetente. /SHENJA/

