(VIDEO) BDI dhe VLEN përplasen për gjuhën shqipe

“Gjuha” e cila shërben për t’u kuptuar me njëri tjetrën, ka qenë sot caku që janë përplasur partitë shqiptare në vend. Nga partia opozitare shqiptare BDI, akuzojnë qeverinë e po shkel Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Sipas tyre, mungesa e gjuhës shqipe në procesverbalet zyrtare është diskriminim institucional.
BDI
“Fakti që, që nga data 10 qershor 2025, janë mbajtur 14 mbledhje të Qeverisë dhe asnjë prej procesverbaleve nuk është publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të institucionit qeveritar, përbën jo vetëm një shkelje të hapur të ligjit, por edhe një akt diskriminimi të qëllimshëm ndaj gjuhës dhe qytetarëve shqiptarë”.
E, nga koalicioni VLEN theksojnë se BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe, pasi sipas tyre, ministrat e BDI-së në kohën e tyre e kanë nënvlersuar gjuhën shqipe.
VLEN
“Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht. Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda VLEN, gjuha shqipe është prezente në çdo vendim qeveritar, në çdo dokument të rëndësishëm dhe në çdo proces të komunikimit mbrenda institucional”.
Nga VLEN akuzojnë BDI-në se ata gjuhën shqipe e përdorin si mjet manipulimi politik, ndaj ata i bëjnë thirrje BDI-së të ndalë siç thonë, manipulimin me temën më të ndjeshme për shqiptarët.
Samir Mustafa /SHENJA/