(VIDEO) BDI dhe VLEN me akuza për ligjin për përfaqësim të drejtë
Fronti Evropian vazhdon të jetë në qëndrimin se nuk do ta mbështes ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuad. Deputeti Ilir Hasani deklaroi se ky ligj ka ngecur pas dere dhe e pret momentin për kontrabandim, diçka që siç theksoi nuk do ta lejojnë. Për ta ligji nuk ka asgjë thelbësore, ndërsa është bazë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe bazë e Marrëveshjes së Ohrit.
Ilir Hasani, Fronti Evropian
“Shumica tani ka hapur disa seanca dhe i ka lënë të hapura për të gjetur momentin kur ne të opozitës mungojmë te ndonjëra prej seancave dhe të mund ta vendos në rend ditë dhe ta kontrabandoj propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Unë e thash edhe dje se neve seriozisht e kemi marrë këtë çështje. Jemi të vendosur për ta mbrojtur konceptin tonë se ai ligj nuk duhet të kalon. Ne si opozitë e kemi shumicën e badenterit”.
Ndëkohë VLEN akuzon opozitën shqiptare se duke mos e mbështetur propozim- ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuad, godasin një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Driton Sulejmani, VLEN
“BDI-ja tashmë është demaskuar plotësisht. Qytetarët prej kohësh ua njohin mënyrën e veprimit. Pas retorikës së tyre patriotike kanë mbetur vetëm tenderistë që luftojnë për poste, privilegje dhe mundësinë për t’i mbushur sërish xhepat e tyre. Shqiptarët ua treguan një herë derën e opozitës. Nëse vazhdojnë ta bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe të veprojnë kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, do të mbeten në opozitë edhe për një kohë shumë të gjatë”.
Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë i cili u miratua nga Qeveria më 7 prill tani është në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ende nuk e ka vendosur në rend dite për votim. Për miratimin e tij nevojitet shumica sipas parimit të Badenterit të vogël, përkatësisht shumica e votave të deputetëve të pranishëm që u përkasin bashkësive etnike.
Emine Ismaili /SHENJA/

