(VIDEO) BDI akuzon se koalicioni qeveritar ka dështuar në arsim

(VIDEO) BDI akuzon se koalicioni qeveritar ka dështuar në arsim

BDI ka akuzuar për dështim të koalicionit qeveritar në sferën e arsimit. Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e BDI-së theksoi se fokusi i këtyre dështimeve vendoset në arsimin tek komuniteti shqiptar dhe për këto VLEN nuk po merr guxim për t’i ndryshuar. Zendeli përmendi fushatën e Erasmusit shqiptar, mashtirm për ndarjen e 35 milion euro për kampusin e universitetit “Nënë Tereza”, mosrritjen e bursës studentore dhe plot raste të tjera.

Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e BDI-së

Po ashtu kjo qeveri nuk rriti për asnjë denar bursat studentore dhe rritja e vetme dhe e fundit që mbetet është ajo që kaloi nga qeveria e kaluar. VLEN publikisht mashtruan edhe për abetarën e unifikuar shqiptare gjoja se ata e aprovuan. E vërteta e cila dihet botërisht është se abetarja u aprovua nga qeveria në mandatin e kaluar, ndërsa ministria e Arsimit dhe Shkencës patë ndarë edhe donacion që të mund t’ju shpërndahet kjo abetare në fillim të vitit shkollor 2024/2025 të gjithë filloristeve në klasë të parë.”

Zendeli shtoi se kjo abetare ka qenë e siguruar nga BDI. Edhe mësimi në mektebe në Çashkë, mosinvestimet kapitale të parapara për shkollat në komunën e Likovës, Kumanovës, rikthimi i programit të vjetër arsimor e shumë të tjera në listë, nga BDI thonë se janë dështim i qeverisë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING