(VIDEO) BDI akuzon drejtorin e Mepso-s se ka shpenzuar një milionë denarë për buqeta me lule

(VIDEO) BDI akuzon drejtorin e Mepso-s se ka shpenzuar një milionë denarë për buqeta me lule

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme. Nga BDI thonë se Burim Latifi, i cili është kuadër i partisë së Izet Mexhiti dhe kusheriri i tij i parë, në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë ose blen lule për një shumë prej 1 milionë denarëve.

Fllanza Shatku, përfaqësuese e Bashkimi Demokratik për Integrim

Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i xhentëlmenit Mexhiti, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve. Kjo është një punë krejtësisht jo e përgjegjshme e një kompanie që ka si detyrë kryesore sektorin e energjisë, e jo blerjen e luleve për 15 mijë euro në një kohë kur qytetarët nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Imagjinoni, MEPSO dhe Burim Latifi, në vend që të ndihmojnë qytetarët në sferën e varfërisë energjetike, paguajnë lule – trëndafila 9 000 denarë për copë.”

Nga BDI i bëjnë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë. Ata theksuan se për çdo ditë do ta monitorojnë punën, e siç thonë ata, të të gjithë uzurpatorëve paligjshëm të institucioneve dhe do të njoftojnë për të gjitha abuzimet.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING