(VIDEO) Bastisje në Tetovë, konfiskohet sasi e madhe e municionit

(VIDEO) Bastisje në Tetovë, konfiskohet sasi e madhe e municionit

Sot zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Seksioni për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga, Armët dhe Lëndët e Rrezikshme dhe SVR Tetovë, në rrugën “Polog”, kanë privuar nga liria U.M.(34) nga Shipkovica e Tetovës.

“Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë, në shtëpinë e tij janë gjetur 237 fishekë të kalibrit 9 mm, sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Crvena Zastava” 7.62 mm me kornizë me fishekë, një pistoletë “Glock 17” me kornizë me fishekë 9 mm, një pistoletë me gaz, një e shtënë top, një pushkë gjysmë automatike “Khan Arms” me 5 gëzhoja. SPB Tetovë gjatë ditës së nesërme do të paraqesë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal në prokurorinë publike themelore në Tetovë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

 

 

MARKETING