(VIDEO) Bashkimi Evropian planifikon rregulla të reja për zgjerim

(VIDEO) Bashkimi Evropian planifikon rregulla të reja për zgjerim

Bashkimi Evropian po përgatit një reformë të mënyrës së zgjerimit, me synim që vendimmarrja të jetë më efikase dhe vendet kandidate të integrohen gradualisht edhe para anëtarësimit të plotë.

MARKETING

Description of image

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në Zagreb, ka prezantuar katër fusha në të cilat Komisioni Evropian dëshiron të hapë debat para zgjerimit të ardhshëm të Unionit. Sipas saj, bota ka ndryshuar dhe bashkë me të duhet të ndryshojë edhe procesi i zgjerimit.

MARTA KOS, KOMISIONERE EVROPIANE PËR ZGJERIM

Një nga propozimet kryesore është kufizimi i mundësisë që një shtet anëtar të bllokojë i vetëm vendime të Unionit. Kjo do të mundësonte vendimmarrje më të shpejtë, veçanërisht në një BE që mund të ketë më shumë se 30 anëtarë”.

Për vendet kandidate, kjo ide është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh bllokadat dypalëshe që kanë penguar procesin e anëtarësimit. Megjithatë, ende nuk dihet se në cilat faza të zgjerimit do të zbatohej kufizimi eventual i vetos.

Një tjetër ndryshim, ajo tha se lidhet me mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit edhe pas anëtarësimit. Komisioni Evropian tha se po shqyrton mekanizma të rinj që do të aktivizoheshin në rast të regresit demokratik ose shkeljes së vlerave themelore evropiane.

MARTA KOS, KOMISIONERE EVROPIANE PËR ZGJERIM

Reforma parashikon edhe integrim gradual të vendeve kandidate. Shtetet që përmbushin kushtet do të mund të përfshiheshin më herët në politika dhe mekanizma të caktuar të BE-së, pa pritur anëtarësimin e plotë. Një pjesë e kësaj qasjeje tashmë zbatohet përmes SEPA-s, tregut energjetik dhe pjesëve të Tregut të Vetëm”.

Ndërkohë, BE-ja po shqyrton edhe mekanizma kalimtarë pas anëtarësimit, me qëllim mbrojtjen nga goditjet ekonomike, institucionale dhe buxhetore gjatë pranimit të vendeve të reja.

Si kandidatë më të avancuar, Kos veçoi Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa përmendi edhe Ukrainën dhe Moldavinë. Idetë e para konkrete për reformën e brendshme të Unionit pritet të prezantohen në shtator, para debatit të liderëve evropianë në tetor.

Për Maqedoninë e Veriut, ndryshimet janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të bllokadave shumëvjeçare në procesin e integrimit. Kos gjatë vizitës në Shkup në korrik përsëriti se vendi duhet të vazhdojë reformat dhe integrimin gradual në BE, ndërsa procesi i anëtarësimit mbetet i hapur.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING