(VIDEO) Barometri i Ballkanit, 44% e qytetarëve të RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë
Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit ka publikon të dhëna të reja të Barometrit të Ballkanit, në lidhje me ekonominë, perceptimin e korrupsionit, si dhe klimën e biznesit. Në pyetjen nëse situata ekonomike do të përmirësohet, do të mbetet e njëjtë ose do të përkeqësohet, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ose 44% e të anketuarve kanë thënë se situate ekonomike do të mbetet e njëjtë.
KËSHILLI RAJONAL I BASHKËPUNIMIT
“44% mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e nëjtë, 26% mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 24% mendojnë se do të përmirësohet. 7% nuk janë përgjigjur. Kurse sa i përket efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, shumica e qytetarëve mendojnë se lufta nuk është efikase”.
Ndërkaq, sa i përket politikave nacionaliste që pengojnë më së shumti bashkëpunimin rajonal, qytetarët besojnë se politika nacionaliste në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po pengon bashkëpunimin rajonal, dukshëm më shumë sesa mungesa e besimit, ku siç theksohet kjo për shkak të historisë, paragjykimeve ose ndarjeve etnike. Përkthyer në përqindje, 47% e qytetarëve të vendeve të Ballkanit e mendojnë një gjë të tillë.
Anketat e Barometrit Ballkanik të vitit 2024 u kryen midis marsit dhe fillimit të prillit 2024 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Anketa e Opinionit Publik parashtroi 48 pyetje për 6000 qytetarë dhe Anketa e Opinionit të Biznesit paraqiti 40 pyetje për 1200 pronarë, menaxherë apo drejtues biznesesh.
Anida Murati /SHENJA/