(VIDEO) Banorët e Vizbegut kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfalit, e cilësojnë kancerogjene

(VIDEO) Banorët e Vizbegut kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfalit, e cilësojnë kancerogjene

Përfaqësuesit e fabrikave në Zonën industriale në Vizbeg të Shkupit dhe banorët e zonës së Vizbegut sot kanë protestuar kundër ndërtimit të bazës së asfaltit në atë zonë. Protestuesit të revoltuar thonë se ndërtimi i kësaj baze të asfaltit do ta ndotë ajrin në tërë rajonin, i cili do të jetë shumë i dëmshëm për banorët e zonës së Vizbegut.

Përfaqësuesit e ndërrmarjeve deklaruan për TV SHENJA se nëse do të hasin në vesh të shurdhër protestën do ta radikalizojnë dhe do ta zgjasin sado që të jetë e nevojshme.

XHEVAT SHAHINI BIZINSMEN

“Zona e Vizbegut nuk ka asnjë bazë të asfaltit dhe kjo është shumë e dëmshme për shëndetin tonë, lëshon shumë ajër të ndotur I cili është edhe kancerogjen dhe jemi kundër kësaj. Sot jemi të gjithë në protestë dhe paralajmërojmë se kjo do të zgjasë me muaj në qoftë se duhet edhe me vite derisa të ndërpriten punimet në këtë objekt i cili është i vendour këtu në këtë zonë dhe paralajmërojmë të gjitha institucionet se në këtë zonë e cila mirret me industri të lehtë të mos miren masa të ndërtohen objekte të ngjashme si ky që është në dëm të shëndetit pikë së pari pastaj të gjithë bizneseve që janë këtu”.

DRAGAN CVETANOVKSI, BIZNISMEN

“Sot jemi mbledhur në këtë protestë për shkak të mos pasjes së ndonjë mundësie tjetër dhe mungesës së dëgjimit nga investitorët e bazës së asfaltit dhe autoriteteve për problemet tona. Ndërtimi I bazës së asfaltit në vend të banuar për ne është absolutisht i pranueshëm. nëse nuk do të ndëgjohet zëri ynë ne do ti radikalizojmë protestat”.

Përfaqësuesit e fabrikave në Zonën industriale të Vizbegut dhe banorët e kësaj zone kërkuan nga autoritetet shtetërore të ndërpresin ndërtim e bazës së asfaltit, pasi siç thanë ata nuk do të lejojnë ndërtimin e saj sepse cënon shëndetin e banorëve. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING