(VIDEO) Banorët e Karshiakës në protestë, kërkojnë zgjidhje për deponinë “Drislla”

(VIDEO) Banorët e Karshiakës në protestë, kërkojnë zgjidhje për deponinë “Drislla”

“Duam ajër të pastër” dhe “ Mos na helmoni” , të revoltuar brohorisnin banorët e Karshiakës, në protestën e sotme para deponisë “Drislla”. Ata me këmbëngulje kërkuan nga institucionet kompetente që të marrin masa dhe këtë deponi ta shndërrojnë në deponi me standarde europiane sepse siç thonë ata në këtë deponi digjen mbeturina dhe gjësende tjera shumë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Organizatorët e protestave thanë se janë thirrur për ditën e sotme në bisedime me disa instutucione dhe bënë të ditur se nëse nuk ju ofrojnë zgjidhje të duhur për deponinë ditët në vijim ata do ta bllokojnë rrugën që çon deri tek deponia dhe do ta pamundësojnë lëvizjen e kamionëve të kësaj deponie.

ORGANIZATOR 

“Këtu janë mbledhur qyteyarët të cilët janë të prekur nga ndotja e ajrit që e shkakton kjo deponi, qytetarët e batincës që janë të goditur direkt dhe qytetarët e gjithë rajonit. Sepse tashmë 30 vjet deponia nuk punon ashtu siç duhet me ligj. Ky popull më nuk mund të pres, shumë sëmundje janë përhapur, sëmundje të mushkërive të bardha. Këkrojmë nga institucionet kompetente të na mundësojnë të marim frymë lehtë dhe pastër”.

ORGANIZATOR 

“Sot kemi ardhur numër më i vogël i qytetarëve në protestë, duheshte sot të jetë bllokim total por na lajmëruan disa institucione dhe do të shkojmë sot të bisedojmë me ta të shohim se çfarë na ofrojnë. Nëse nuk ka ofrojnë zgjidhje adekuate ne jo vetëm që do të vazhdojmë me protesta po do të bllokojmë rrugën për te deponia”.

Jasir Islami, arsimtar në fshatin Batincë deklaroi se si rezultat i sëmundjeve të shkaktuara nga ajri i dëmshëm që dominon nga deponia, nga 14 nxënës në javë mungojnë në mësime në shkollë.

ARSIMTAR NË FSHATIN BATINCË

“Nuk është normale që në sezonën e gripeve në vjeshtë që prej 25 nxënësve të mungojnë 13 apo 14 nxënës për 1 ose 2 javë. Kjo është krejt si rezultat i kësaj ere jo të mirë dhe ajrit jo të mirë. Për këtë shkak kërkojmë nga organet kompetente që të mundohen këtë gjeneratë ta ruajnë nga sëmundjet, këto fëmijë ti ruajmë nga sëmundjet”.

Edhe banorët e fshatrave përreth Batincës të shqetësuar thanë se që nga vitet e 80 jetojnë në ato fshatra dhe se ka 30 vite që kjo deponi i helmon për çdo ditë. Madje një banor i cili ishte ish punëtor në ndërmarjen publike të komunës së Studeniçanit tha se 10 vite kishte punuar në atë ndërmarje dhe nga afër kishte pa se çfarë gjërash janë hudhur.

BANOR

“Banorët e fshatit Batincë ankohen mirëpo edhe ne të Studeniçanit ankohemi për arsye se kjo erë e keqe është një dëm i madh që i bëhet popullatës sonë, ndihet edhe në fshatin tonë Studeniçan. Unë jam ish puntor i ndërmarjes publike i komunës së Studeniçanit 10 vite kam punu në këtë ndërmarje, 10 vite me rradhë kam pa se çfarë mbeturinash hudhen dhe çfarë padrejtësie e madhe i bëhet kësaj popullate jo vetëm batincës po gjithë karshiakës”.

BANOR

 “Kjo deponi nuk ka pasur interes për popull çka jetojnë rreth 5000 banorë në fshatin batincë ato shifnin veq të marrin para, çfardo ujra janë duke na hedh në reka dhe fëmijë lahen, ato nuk dinë”.

Banorët e Karshiakës kërkojnë që në afat të shkurtë kohor organet kompetente të zgjidhin çështjen e kësaj deponie sepse përndryshe thonë ata, bllokada të mëdha e presin rrugën për tek deponia “ Drislla”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING