(VIDEO) Banka Popullore parashikon rritje ekonomike prej 2.1%

(VIDEO) Banka Popullore parashikon rritje ekonomike prej 2.1%

Banka Popullore për këtë vit projekton rritje ekonomike prej 2,1 për qind, ndërsa inflacion mesatar në interval nga 8 deri 9 për qind. Kështu deklaroi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, pas miratimit të Raportit më të ri tremujorësh për projeksionet makroekonomike. Sipas saj, sa i përket projeksioneve të fundit, fotografia makroekonomike nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me vlerësimet paraprake.

ANITA ANGELLOSKA-BEZHOSKA, GUVERNATORE E BANKËS POPULLORE

“Edhe më tej pritet stabilizim i rritjes dhe ndërlidhjes mesatare në afat të mesëm si dhe ngadalësim gradual të inflacionit, gjatë vlerësimeve për ezaurim të goditjeve të jashtme dhe kushteve më të tensionuara financiare. Në sektorin e jashtëm, presionet ndaj deficitit në llogarinë vijuse janë më të vogla, për shkak të çmimeve më të ulëta të produkteve primare për momentin, por edhe pritjet e institucioneve ndërkombëtare financiare për zvogëlimin e mëtutjeshëm të tyrin për periudhën e ardhshme”

Ajo theksoi se rezervat devizore edhe në afat të mesëm edhe të vogël janë në zonë të sigurt.

Për vitin 2024 dhe 2025,  guvernatorja,informoi se  projeksionet e BPV-së janë të pandryshuara, pra pritet një përshpejtim i rritjes ku do të shkonte përkatësisht në 3.6 për qind dhe 4 për qind, në përputhje me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik botëror dhe veçanërisht të aktivitetit. nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtar.  

Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, sqaroi se Banka Popullore i monitoron me kujdes të dhënat dhe rreziqet makroekonomike dhe, si edhe më parë, ajo tha se do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke përdorur të gjitha instrumentet në dispozicion për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit dhe për të stabilizuar inflacionin në afat të mesëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING