(VIDEO) Avokati i popullit, 400 persona aplikuan për t’u regjistruar në librat amë

(VIDEO) Avokati i popullit, 400 persona aplikuan për t’u regjistruar në librat amë

Një 13 vjeçare nga komuna e Shuto Orizares pas 13 viteve të lindjes së saj sot është pajisur me certifikatë të lindjes, njoftoi Avokati i Popullit Naser Ziberi. Ai duke iu referuar çështjes së personave të paevidentuar në Librat Amë tha se në iniciativën e vitit 2018 për regjistrimin e këtyre personave është konstatuar se 700 persona nuk janë të regjistruar në librat amë.

NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT

Nga 700 persona të evidentuar vetëm 400 iu përgjigjën apelit të ministrisë së punës dhe politikës sociale të cilët u evidentuan në qendrat për punë sociale por prej tyre vetëm gjysma e tyre i plotësuan kushtetr për t’u evidentruar në librat e posaçme. Dhe të gjithë këto persona deri në këtrë moment shumica e tyre ende nuk e kanë realizuar këtë të drejtë. Nga informatat që i kam vetëm 60 prej tyre që janë evidentuar në librin e posatçëm amë kanë edhe certificate të lindjes respektivisht janë regjistruar në librat amë të të lindurve që dmth kanë marë numrin amë dhe të gjitha të dhënat e nevojshme për këtë”.

Ziberi iu bëri apel institucioneve të vendit t’i evidentojnë saktë personat që nuk posedojnë dokumente identifikimi dhe që ti respektojnë ndryshimet ligjore me të cilat sipas tij nevojitet vetëm dokument nga spitali ku ka lindur personi në fjalë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING