(VIDEO) Avokati i Grubit: Nuk ka dyshime të bazuara se Artan Grubi është fajtor
Bëhet i gjallë, ish zëvendës kryeministri, tani në kërkim me flëtarrest ndërkombëtar, Artan Grubi, por, përmes avokatit të tij. Vladimir Donevski, avokat i Artan Grubit, që thotë se e ka angazhuar familja e Grubit, dërgoi një komunikatë mediave, të cilën kërkon të transmetohet në tërësi. Kurse në anën tjetër u thotë mediave se procesi dhe përndjekja penale zhvillohen në gjykatë e jo në media. Pasi kanë analizuar provat e prokurorisë dhe të gjykatës, sipas mbrojtjes për Artan Grubin, nuk ka dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale të paraparë me ligj. Ndërsa organeve kompetente avokati i Grubit, u kërkon që të përmbahen nga politizimi i procesit.
Vladimir Donevski, avokat i Artan Grubit
“Mbrojtja dhe të gjitha argumentet do të jenë të disponueshme në korrniza të procedurës së paraparë ligjore, me qëllim që të bindet edhe gjykatësi edhe prokurori publik se nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet Artan Grubi. Shpresojmë se të gjithë pjesëmrrësit në këtë procedurë penale do të jenë imun nga politizimi i dukshëm i procesit dhe do të përmbahen nga paanshmëria dhe pavarsia dhe vendimet do t’i sjellin në bazë të argumenteve të qarta juridike”.
Duke pasë parasysh se seancat janë publike, thuhet më tej në komunikatë, mediumet dhe i gjithë opinioni publik do të mund ta ndjekin procesin dhe vetë të sjellin konkluzion se a ekzistojnë prova për vërtetimin e fajësisë tek Artan Grubi.
Një ditë më parë mbrojtja e Grubit kishte dorëzuar ankesë në gjykatë, për masën e paraburgimit, në rastin “Llotaria Shtetërore”. Përshkak se ka ditë që ai është jashtë vendit dhe i pakapshëm për organet e rendit vendas, MPB ka shpall fletëarrest ndërkombëtarë.
Emine Ismaili /SHENJA/