(VIDEO) AUV-ja me kontrolle të jashtëzakonshme, inspektorët mbyllën një puntori ku përpunohej mishi

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka informuar se gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave janë realizuar gjithësej 154 inspektime të jashtëzakonshme në depo dhe frigoriferë ushqimorë, nga ku janë konstatuar parregullësi te 41 operatorë. Për këtë, ata thonë se janë shqiptuar 15 gjoba me të holla dhe janë asgjësuar dhjetëra kilogramë ushqime të pasigurta.
Nga Agjencia sqaruan se në shtatë nga operatorët e kontrolluar janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, ndërsa te dy operatorë, produktet nuk kanë qenë të etiketuara në gjuhën maqedonase. Po ashtu potencojnë se edhe te tetë operatorë të tjerë ushqimor, është konstatuar se punonjësit nuk kishin libreza sanitare, përkatësisht janë kapur pa kontroll të detyrueshëm shëndetësor. Në një nga operatorët ku është kryer kontrolli, ata kanë konstatuar se po kryhej ripaketim i paligjshëm i produkteve me origjinë shtazore.
Përveç kësaj, Shërbimet inspektuese të AUV-së javën e kaluar në Shkup gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm mbyllën një punëtori ilegale për prodhimin e produkteve të mishit.
Anida Murati /SHENJA/