(VIDEO) Asnjë transportues privat sërish nuk iu përgjigj thirrjes së Qytetit të Shkupit

(VIDEO) Asnjë transportues privat sërish nuk iu përgjigj thirrjes së Qytetit të Shkupit

Sot është afati i fundit për paraqitje në Thirrjen e dytë Publike të Qytetit të Shkupit për transportuesit privatë të autobusëve për linjat 9, 11 dhe 12. Nga “Slloboda Prevoz” dhe “Makexpress”  asnjë vozitës nuk është paraqitur për aplikim.Transportuesit privat bojkotojnë kryetaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila fillimisht ua ndërpreu kontratën dhe më pas shpalli thirrje publike. Ata janë përqendruar tek kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presin takim.

Kemal Muriç nga “Slloboda prevoz” tha për MIA-n se, ashtu siç ishte rasti me njoftimin e parë për linjat 20 dhe 22, asnjë nga vozitësit e tyre nuk është paraqitur as në shpalljen e dytë për këto linja.

KEMAL MURIÇ, DREJTOR I SLLOBODA PREVOZ

“Në thirrjet e reja të Qytetit të Shkupit për transportues privatë të autobusëve nuk është paraqitur asnjë nga shoferët e ‘Slloboda Prevoz’. Tani presim takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojmë se do të ndodh sa më shpejt”.

Edhe pronari i “Makeexpress ” Millorad Dimitrijevski, thotë se sipas njohurive të tij, asnjë nga shoferët e tyre nuk ka shprehur interesim për regjistrim në shpalljen e re.

Transportuesit privatë pretendojnë se u është shkëputur kontrata në mënyrë të kundërligjshme dhe presin që me vendim të Qeverisë të kthehen në sistemin e transportit publik të qytetit dhe të merren vesh se si do të paguhet me ndërmjetësim borxhi që NQP ka ndaj tyre.

Ndryshe transportuesit privat 1 muaj më parë protestuan kundër qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjes së transportit publik të qytetit të Shkupit për borxhet e papaguara ndaj tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/