(VIDEO) ASh, krahu i Selës: A është Taravari i rekrutuar nga Gruevski, e tash i shërben Mickoskit!?

(VIDEO) ASh, krahu i Selës: A është Taravari i rekrutuar nga Gruevski, e tash i shërben Mickoskit!?

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka bërë disa akuza sot ndaj Arben Travarit, ku në mesin e këtyre akuzave është edhe lirimin e të dënuarve nga ngjarja e 27 prillit të vitit 2017, si arsyje për trajtime mjekësore. Nga Alenaca për Shqiptarët thonë se veprimet e Taravarit, në të kaluarën dhe tash nuk mund të emërohen ndryshe përveç se tradhëti sistematike, pasi sipas tyre, ai ka punuar që herët me një skenar të paralamëruar të Hristjan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës

“Me të drejtë po lind pyetja, u bëre tradhtar gjatë rrugëtimit në ASH apo erdhe si një i tillë, i infiltruar në ASH që në fillim? U rekrutove si vazal e shërbëtor nga Hristijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski të gjeti gati të rekrutuar?! Dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor, mos ndoshta ti Arben ua jep edhe vërtetimet mjeksore?! Në qoftë se jo, je në krye të ministrisë për shëndetësi dhe po të pyesim a ke ngrit ndonjë komision për të vërtetuar a janë apo s’janë për trajtim mjekësor?”

Përndryshe reagime për të dënuarit e 27 prillit ka pasur edhe muajin e kaluar, në muajin korrik, kur drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, nënshkroi kërkesën për pezullim të përkohshëm ndaj të dënuarve për dhunën në Kuvend. Merxhane Iseni /SHENJA/ 

MARKETING