(VIDEO) Asgjësohen mbi 20 tonë patate “pomfrit” me afat të skaduar
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pengoi importin e 20 500 kilogramëve patate të ngrira – pomfrit, me afat të skaduar përdorimi që më 23.05.2025. Patatet, të importuara nga Holanda, ishin të destinuara për shitje në tregun e Maqedonisë së Veriut, informoi agjencia.
AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË
“Sasitë e ndaluara të patateve të ngrira, në prani të inspektorëve të ushqimit nga Agjencia, u asgjësuan në mënyrë të sigurt të premten në deponinë ‘Drisla’, në bazë të masës së shqiptuar për ndalim importi dhe vendimit të lëshuar me urdhër për asgjësim të sigurt”.
Nga AUV sqarojnë se në kuadër të një kontrolli të jashtëzakonshëm inspektues te një operator ushqimor me origjinë shtazore, u konfiskuan dhe asgjësuani në mënyrë të sigurt edhe 2 000 kilogramë fileto pule të pasigurt.
AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË
“Për shkak të mosrespektimit të procedurave të higjienës së mirë dhe praktikave të mira prodhuese, operatorit ushqimor i është shqiptuar masë ndalim i përkohshëm për punë dhe gjobë prej 4 400 eurove në kundërvlerë denari”.
AUV njofton se vazhdon kontrollet e rregullta dhe të jashtëzakonshme për të mbrojtur qytetarët nga ushqimi i pasigurt dhe për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.
/SHENJA/

