(VIDEO) Arrestohet një kontrabandues emigrantësh, në automjetin e tij gjenden 15 migrantë nga Kina

(VIDEO) Arrestohet një kontrabandues emigrantësh, në automjetin e tij gjenden 15 migrantë nga Kina

Një shtetas i Bosnje Hercegovinës është arrestuar të mërkurën në mbrëmje pasi është kapur guke transportuar 15 migrantë nga Kina. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se më datë 28.08.2024 në ora 22:45, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria 38 vjeçarin me inicialet M.A nga Bosnja e Hercegovina, i cili ka drejtuar makinën ngarkuese “Mercedes” me gjysmë-rimorkio me targa të Bosnjës. Tek automjeti i tij  janë gjetur 15 migrantë nga Kina, njëri prej të cilëve ka qenë  i mitur.

MPB

“Për rastin në fjalë është informuar prokurori publik i krimeve pasi i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kontraband me migrantë’ nga neni 418-b paragrafi 4 nga Kodi Penal”.

Mba MPB informojnë se pasi të shqyrtohet rasti për të dyshuarin do të ngrihet padi përkatëse.  Ndërkaq, migrantët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli.

Kjo nuk është hera e parë që në vendkalimet kufitare kapen kondrabandues migrantësh. Maqedonia e Veriut shpesh përdoret si vend tranzit I migrantëve.

/SHENJA/

 

MARKETING