(VIDEO) Arrestohet ish drejtori i Drejtorisë së Librave Amë Bujar Dardhishta
Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga mbrëmja kanë zhvilluar një aksion në të cilin janë arrestuar disa persona për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale të natyrës financiare-ekonomike.
Aksioni është zhvilluar në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar se në këtë aksion është arrestuar edhe ish drejtori dhe funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Dardhishta.
Ministri Pançe Toshkovski thotë se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatësit e procedurës.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
Ministria e Punëve të Brendshme nga mbrëmë po edhe sot vazhdon të zhvilloj një aksion të koordinuar, për të cilën janë marrë në vazhdimsi masa, me urdhër të Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë ditës do të japim informacione të rëndësishme që janë në interes të opinionit. Kemi marrë masa dhe kemi privuar nga liria personin që ju po e përmendni.dhe do të vazhdojmë të veprojmë në bazë të urdhrave të Gjykatësit të procedurës.
Bujar Dardhishta është ish drejtor i Drejtorisë së Librave Amë po edhe ish drejtor i Elektro Distribucionit, arrestimi i tij lidhet me akuzën për pastrim të parave.
Mevludin Imeri /SHENJA/

