(VIDEO) Arrestohet ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

(VIDEO) Arrestohet ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravellski

Policia kufitare në “Tabanoc” ka arrestuar ish drejtorin e Doganës, Dragan Daravellski. Daravellski ka tentuar të kalon kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut bashkërsisht me familjarët e tij. Arrestimi i tij është bërë mbi bazën e dënimit të plotfuqishëm prej 7 viteve burg për “shpërdorim me detyrën zyrtare”, përkatësisht keqpërdorimin e 2.5 milion eurove. Nuk është e qartë se si erdhi arrestimi, sepse Daravelski ishte në arrati për 18 vjet në Beograd, ku filloi një jetë të re dhe drejtonte biznesin e tij. Daravelski ishte drejtor i Doganës kur Nikolla Gruevski ishte ministër i Financave në kohën e qeverisë së Ljupço Georgievskit. Sipas deklaratave nga policia, ai menjëherë do të dërgohet në një nga burgjet e Maqedonisë sw Veriut.Për të njëjtin vepër, por edhe për falsifikim të dokumentit zyrtar, në procesin që është zhvilluar ndaj tij, akuzohet edhe zëvendësi i tij, Kiro Docevski. Sipas aktgjykimit, me veprimet e tyre kriminale shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

Daravelski është një nga personat e profilit të lartë të kërkuar për një kohë shumë të gjatë me urdhër të Interpolit. Ai u arrestua në Beograd në vitin 2016, por autoritetet serbe nuk e ekstraduan atw pasi ai kishte edhe nënshtetësi serbe. Ekstradimi i fundit nga Serbia është kërkuar në qershor të vitit 2020 dhe deri më tani nuk ka pasur përgjigje ndaj kërkesës. Më parë, ekstradimet janë kërkuar në vitet 2004, 2013 dhe 2016. Hetimet kundër Daravelskit filluan në vitin2002. Daravelskit i wshtw konfiskuarnjw pjesw e pasurisw sw tij. Ish shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë, është i dënuar në mungesë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Doganë në periudhën prej 1999-2002. /SHENJA/

MARKETING