(VIDEO) Arrestohen kolumbiane dhe braziliane në një lokalë në Zhelinë

(VIDEO) Arrestohen kolumbiane dhe braziliane në një lokalë në Zhelinë

Në një aksion që kishte policia në orët e para të mëngjesit në objekte gastronomike në Tetovë, janë arrestuar nëntë shtetase të huaja nga Brazili, Kolumbia, Ukraina, Franca dhe Serbia. Sipas policisë, të arrestuarat keqpërdorën lejen për qëndrim turistik, duke punuar si valltare dhe kamariere.

MPB

“Me datë 07.01.2025, nga ora 02:20 deri në 04:20, punonjësit e Policisë kryen një kontroll aksional në një objekt gastronomik në rrugën rajonale Tetovë- Zhelinë, ku për shkak të keq përdorimit të qëndrimit turistik, u arrestuan nëntë shtetase të huaja, nga 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili”.

Me ardhjen e emigrantëve tanë në vendlindje gjatë pushimeve të fundvitit, rritet edhe oferta në shumë objekte gastronomike në rajonin e Pollogut. Në kafene, bare dhe klube nate, si valltare dhe kamariere punojnë vajza të reja, të cilat shpesh nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në vend apo keq përdorin qëndrimin turistik. Policia, gjatë kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, shpesh i gjen këto vajza që kryesisht vijnë nga vendet fqinje, por gjatë aksionit të fundit, policia ka gjetur vajza nga Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Franca. /SHENJA/

 

 

MARKETING