(VIDEO) Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash

(VIDEO) Arrestohen 5 persona, në tendën e tyre kishte lloje të ndryshme drogash

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten në mbrëmje, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në Galiçnik, në vendin e quajtur “Stopançe”, në kuadër të një aksioni operativ, ka privuar nga liria pesë persona. MPB ka theksuar se gjatë kontrollit të tendave ku qëndronin të dyshuarit kanë gjetur she konfiskuar disa pako marihuanë, kokainë, tableta dhe substanca të tjera narkotike dhe psikoaktive. MPB informoi se janë arrestar A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45) dhe V.V. (44), të gjithë nga Shkupi, si dhe R.T. (38) nga Kumanova.

MARKETING

Description of image

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Gjatë kontrollit në tendat ku qëndronin personat, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një substancë e bardhë në formë pluhuri dhe kokrrizash, kërpudha halucinogjene, si dhe tableta”.

MPB sqaroi se pesë personat e arrestuar janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

 

MARKETING