(VIDEO) Arrestohen 16 persona, shpërndanin lëndë narkotike

(VIDEO) Arrestohen 16 persona, shpërndanin lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar  një aksioni i madh policor  në Shkup, ku është  bastisur  në 19 lokacione dhe janë arrestuar  16 persona. Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar një shumë të madhe të parave, që sipas MPB-së, janë siguruar me shitjen e drogave.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë kryer bastisje në 19 lokacione, ku janë ndaluar 16 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale, prodhim dhe vendosjes së paligjshme në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, ndërsa pesë prej tyre janë ndaluar për informata në lidhje me vepra të tjera penale. Gjatë kontrolleve është gjetur një sasi e madhe parash me origjinë nga shitja e drogës, të dhëna për persona të cilëve u është shitur drogë”

Pas dokumentimit të rastit, personat do të dorëzohen deri tek prokuroria përgjegjëse. Nga Ministria e Punëve të Brendshme  theksojnë se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING