(VIDEO) Arratisja e Memetit nga burgu, Kovaçevski paralajmëron shkarkimin e drejtorit

(VIDEO) Arratisja e Memetit nga burgu, Kovaçevski paralajmëron shkarkimin e drejtorit

Nuk jam i kënaqur me punën e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve në Ministrinë e Drejtësisë, Marjan Spasovski dhe tashmë kam filluar procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes për korrupsionin në burgje në  lidhje me arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti, për të cilin të punësuarve  në burgun e “Idrizovës” iu është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ia kanë mundësuar arratisjen. Ndryshimi i funksionit të drejtorit, siç ka sqaruar ai, nuk do të bëhet në seancën e nesërme të Qeverisë, por në njërën nga seancat në vijim.

Për burgun  e “Idrizovës” Kovaçevski tha se drejtori i ri është emëruar para disa muajsh, ndërsa i mëparshmi është zëvendësuar në bazë të konsultimeve që ka pasur me institucionet ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të sistemit të burgjeve dhe me institucionet që financojnë përmirësimin. të sistemit të burgjeve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Në bazë të atyre konsultave dhe bisedave që kam pasur atëherë, kemi ndërruar drejtorin e burgut ‘Idrizovë’. Tani, në bazë të disa lëshimeve që janë bërë, do të kemi një drejtor të ri në drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve”.

Lidhur me rastin e arratisjes së të dënuarit Bekim Memeti, Kovaçevski  tha se nuk do të sqarojë më shumë sepse është në kompetencë të Prokurorisë, por falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që ka përfunduar punën, ka reaguar shpejt dhe ka sanksionuar rastin.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

Njësiti për korrupsion në Departamentin për Hetime Kriminale në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe serioz pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tashmë ka paraqitur kallëzim penal kundër katër punonjësve të policisë së burgjeve,  komandantët dhe mbikëqyrësit të punësuar në burgun e ‘Idrizovës’”.

Në nëntor të vitit 2020, qeveria pranoi dorëheqjen e Marijan Spasovskit dhe me kërkesë të tij e shkarkoi nga detyra e drejtorit të burgut të Kumanovës me seksion të hapur në Kriva Pallankë dhe e emëroi ushtrues detyre në drejtorinë  për Ekzekutim të Sanksioneve në Ministrinë e Drejtësisë.

I dënuari me 21 vjet burg, Bekim Memeti u arratis nga burgu i idrizovës  të enjten rreth 22 e 50 minuta. Arratisja ndodhi si në filmat e holivudit.

Medina Ajeti /SHENJA/ 

MARKETING