(VIDEO) Arratisja e Memeti nga burgu, ministri i Drejtësisë paralajmëron shkarkime të reja

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, deklaroi se shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Marjan Spasovski, për shkak të arratisjes së të burgosurit Bekim Memeti, nuk nënkupton se puna ka përfunduar, por nevojiten dëshmi për të zbuluar se kush ishte i përfshirë. Në një intervistë në Tv Tellma, ai nuk përjashtoi mundësinë që hetimi për arratisjen e Memetit të rezultojë me shkarkimin e më shumë drejtorëve, mes të cilëve edhe drejtorin e burgut të“Idrizovës”, Shpend Tahiri.

NIKOLLA TUPANÇEVSKI, MINISTËR I DREJTËSISË

“Në seancën e djeshme të Qeverisë është shkarkuar drejtori i Drejtorisw për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe janë shqyrtuar të gjitha variantet që në fakt do të nënkuptojnë përgjegjësi në vijë vertikale. Më lejoni t’ju kujtoj se para tre-katër muajsh drejtori i mëparshëm, i cili ishte edhe drejtor i burgut “Idrizovë”, ishte shkarkuar pikërisht nga Qeveria. Nuk do të thotë që të gjitha punët kryhen këtu. Thjesht duhen zbuluar, për të arritur tek provat se kush është i përfshirë në të gjithë këtë, qoftë edhe formalisht”.

Në pyetjen nëse Qeveria vlerëson se përgjegjësia e drejtorit të burgut të Idrizovës  është më e vogël se ajo e drejtorit të drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Tupançevski tha se nuk bëhet fjalë për vlerësimin e përgjegjësisë më të madhe apo më të vogël, sepse përgjegjësia duhet të jetë në vijë vertikale, nga i pari tek i fundit  dhe që duhet ta vërtetojë hetimi.

I pyetur nëse kjo do të thotë se mund të shkarkohet edhe drejtori i burgut të “Idrizovës”, ai thotë se nuk përjashtohet kjo mundwsi sepse po shqyrtohen të gjitha opsionet.

NIKOLLA TUPANÇEVSKI, MINISTËR I DREJTËSISË

“Deri tani është kjo  fazë, duhet të shohim, janë të rralla rastet kur kemi këtë lloj reagimi, po flas sociale kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla. Cila është përgjegjësia, nëse dikush e ka bërë pa dashje, me dashje, nga pakujdesia, kjo duhet të tregohet nga hetimi. Natyrisht, në situata të tilla, ndonjëherë edhe lëshimet e paqëllimshme kanë një ndikim serioz”.

Sipas tij, nuk ka dyshim se arratisja e Memetit ishte një aksion i mirëorganizuar, i cili kërkon një reagim po aq të mirëorganizuar nga autoritetet shtetërore. Bëhet fjalë për një reagim të shpejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, me zbatimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të ekspertëve. Kjo nënkuptonte pezullimin e të gjithë atyre që fillimisht dukeshin të përfshirë në këtë ngjarje fatkeqe. Një aspekt i dytë që duhet theksuar është se ndërkohë për të njëjtit persona tashmë është caktuar masa e paraburgimit dhe janë pezulluar nga puna, thotë ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Ndryshe i burgosuri Bekim Memeti i dënuar me 21 vjet burg,  u arratis nga burgu i idrizovës  më 12 janar, rreth orës 22 e 50 minuta.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING