(VIDEO) Arifi dhe Sadiki shpalosin prioritetet për Likovën

(VIDEO) Arifi dhe Sadiki shpalosin prioritetet për Likovën

Teksa zgjedhjet afrohen, kandidatët vazhdojnë me fushatë edhe më intenzive. Në emisionin “Debat në Shenja” programin e tyre e kanë shpalosur, kandidatët për komunën e Likovës.

Kryetari aktual, njëherit kandidat edhe për një mandat, nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Erkan Arifi duke numëruar projektet e realizuara në tetë vite sa ka qenë kryetar, u ndal dhe foli edhe për projektet që i ka në plan për ti zhvilluar në rast se fiton në katër vitet e ardhëshme. Një ndër temat që e preku Arifi është zhvillimi ekonomik për të ndalur migrimin dhe ikjen e të rinjëve, që është një dukuri që ka prekur thuajse të gjitha fshatrat e komunës së Likovës.

ERKAN ARIFI, KANDIDAT PËR KRYETAR TË LIKOVËS NGA AKI

Do të vijnë investitorë nga shtetet e ndryshme, por ajo varet nga Qeveria e RMV-së dhe nga drejtoria e tirz zonave, ku me përgjegjësi të madhe e them që për 18 muaj, ajo drejtori aty nuk e ka lëvizur asnjë gurë edhe pse kam kërkuar takime atje, në aspekt administrativ nuk ka lëvizur asnjë fazë, ju kam drejtuar edhe me shkrim, është si proces për të cilin jemi të stanguar.

Ndërkaq, kandidati i koalicionit VLEN, Nexhmedin Sadiku tha se në platformën zgjedhore të përgatitur për Likovën janë 14 kapituj nga të cilët shtatë janë prioritet. Ndër të parat që sipas Sadikut është prioritet i pamohueshëm është uji i pijshëm.

NEXHMEDIN SADIKU, KANDIDAT PËR KRYETAR TË LIKOVËS NGA VLEN

E dyta, është infrastrukturë moderne që lidh të gjitha fshatrat dhe vendbanimet. E treta që është më e rëndësishme është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm për të sjellë investime dhe punësim, sepse e kemi thënë edhe më heret, deri më tani asnjë investim sipas regjistrit qendror të investimeve të huaja nuk ka hyrë në Komunën e Likovës”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 19 tetorë, ndërkaq gara në komunën e Likovës pritet të përfundojë nga rrethi i parë sepse në të njëjtën garojnë vetëm dy kandidat, Erkan Arifi nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Nexhmedin Sadiku nga koalicioni VLEN.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING