(VIDEO) Arben Fetai do të dërgohet si i dërguar special i qeverisë në Bruksel

(VIDEO) Arben Fetai do të dërgohet si i dërguar special i qeverisë në Bruksel

Edhe pse u largua nga posti i zëvendëskryeministrit, Arben Fetai nuk do të mbetet gjatë jashtë strukturave të pushtetit. Rikthimi i tij në shtëpinë e vjetër në Bruksel, do të jetë me përgjegjësi të re. I pyetur nga TV Shenja, Izet Mexhiti tha se Fetai ka dhënë dorëheqje nga pozita e zv/kryeministrit sepse për të është rezervuar pozita e të dërguarit special të Qeverisë në Bruksel. Ndonëse nuk tregoi emra konkret, Mexhiti përmendi edhe çështjen e rikonstruimit të Qeverisë.

SINKRON – IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN

“Fetai ka dhënë dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, për të marr pozitë të re, ndërsa për rikonstruimin parimisht jemi marrë vesh që do të ketë po ende nuk jemi ulë të bisedojmë rreth parimeve, resoreve dhe çështje tjera. Në momentin që do të kemi, do të ketë informata dhe do e informojmë opinionin përmes jush”

Javë më parë ish zëvendëskryeministri Fetai pubikoi dokumentin e dorëheqjes dhe vlerësoi se, pavarësisht se jo të gjitha objektivat janë realizuar, ai largohet me bindjen se ka punuar me përkushtim maksimal dhe ka vendosur baza të rëndësishme për reforma dhe avancimin e shtetit të së drejtës. Ai la të kuptohet se rezultatet mund të mos kenë qenë të plota, por angazhimi i tij ka qenë i pakompromis.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING