(VIDEO) Apeli e pranoi ankesën e Bokit 13, rasti “Lidhja Ndërkombëtare” në rigjykim

(VIDEO) Apeli e pranoi ankesën e Bokit 13, rasti “Lidhja Ndërkombëtare” në rigjykim

Gjykata e Apelit në Shkup e rrëzoi aktgjykimin dhe e ktheu në rigjykim rastin “Lidhja Ndërkombëtare” në pjesën e veprave penale, mashtrimit dhe pastrimit të parave, ku në shkallë të parë u dënuan Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe dy persona të tjerë.

GJYKATA E APELIT

“Gjykata e Apelit Shkup me aktvendim i pranoi ankesat e të pandehurve B.J., J.E., H.B. dhe i akuzuari personi juridik M.S. dhe me rastin e ankesave dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup sipas të akuzuarit B. J.  për veprën penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave dhe fitimeve të tjera të veprës së dënuar e ka anuluar aktgjykimin dhe ka kthyer lëndën në rigjykim”.

Vendimi i shkallës së parë për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” është dhënë në prill të vitit 2022 . Gjykata Penale e Shkupit e dënoi Boki-13 me 9 vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash. Në këtë rast Boki 13 akuzohet se përmes organizatës joqeveritare me të njëjtin emër ka mashtruar biznesmenë me projekte për ndërtimin e qendrës europiane për të rritur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING