(VIDEO) Anulohet protesta në pikat kufitare ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë
Pas paralajmërimeve për protesta dhe bllokatë të pikave kufitare mes Bullgarisë dhe RMV, për shkak të djegies së veturаve diplomatike, ka reaguar ambasadori bullgar në Shkup, Zhelyasko Radukov.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare të ambasadës Rudakov shprehu mirënjohje ndaj të gjithë qytetarëve dhe organizatave për mbështetjen në “rrethana të vështira” dhe e konfirmoi të drejtën për protestë paqësore, por kërkoi që të mos bllokohen pikat kufitare.
ZHELYAZKO RADUKOV, AMBASADOR I BULLGARISË NË RMV
“U bëjmë thirrje me ngulm që të mos shkaktohet bllokimi i pikave kufitare apo i rrugëve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Interesi i shtetit tonë kërkon që të mbetemi të hapur ndaj fqinjëve tanë jugperëndimor, të nxisim njohjen e tyre me kulturën bashkëkohore bullgare, të inkurajojmë kontaktet mes familjeve të ndara prej kohësh, si dhe të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë“.
Në reagimin e tij, ambasadori iu referua edhe diskutimeve publike në vend, duke vlerësuar se etiketimi i organizatave bullgare si “anti-maqedonase” nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shoqërive.
ZHELYAZKO RADUKOV – AMBASADOR I BULLGARISË NË RMV
“Shprehja e pakënaqësisë dhe shqetësimit të shoqërisë bullgare për ngjarjet që po ndodhin në Shkup duhet të ketë karakter konstruktiv dhe evropian. Gjithashtu, u tërheqim vëmendjen disa mediave dhe figurave publike në Maqedoninë e Veriut se është e pabazë dhe joproduktive që organizata bullgare të cilësohen si ‘anti-maqedonase’ për shkak të vlerësimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme lidhur me gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe politikën e autoriteteve në Shkup.
Ndërkohë, anulimin e protestës e ka konfirmuar edhe Viktor Stojanov, kryetar i Fondacionit “Maqedonia”. Ai njoftoi se vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë dhe me ambasadorin bullgar në Shkup“.
Mevludin Imeri /SHENJA/

