(VIDEO) Antikorrupsioni nuk mund ta hulumtojë listën për prokurorë dhe gjykatës

(VIDEO) Antikorrupsioni nuk mund ta hulumtojë listën për prokurorë dhe gjykatës

Komisioni për Parandalimin e Korrupsioni nuk ka asnjë mekanizëm për të hetuar se si fëmijët e zyrtarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbaruar Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë, të cilët presin të punësohen. Biljana Ivanovska, kryetarja e Komisionit kundër Korrupsionit, tha se e vetmja rrugë për këtë vend është që politika të heqë duart nga institucionet e pavaruara.

 Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit

“ Evetmja gjë që mbetet është të dëshmojnë veten në punën e tyre, se janë vërtet profesionistë dhe kjo të mbështetet me mbikëqyrje dhe kontrollë nga intitucionet kompetente”

Kjo vlen edhe për djalin e Talat Xhaferit, kryeparmalmentarit, për të cilin u ngrit pluhuri më i madh në opinion. Ai ishte në listën e prokurorëve, pasi provimin e jurispodencës e ka dhënë pa diplomë universitare. Sipas Ivanovskës,antikorrupsioni nuk ka mekanizëm për ndëshkimin e rasteve të tilla, aq më tepër që kishte mungesë të dokumentacionit për përfundimin e këtij rasti.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit

“Është sistemi i mbyllur, kanë bërë teste dhe është kryer procedura. Nuk mund  të bëjmë asgjë për këtë. Mbetet tani që të kujdesemi që të jemi parandalues në shpërndarjen e këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve nëpër gjykata, që të mos jenë prnaë njerëzve të afërt”

Ajo më tej shtoi se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli për Prokurorët Publik duhet gjithashtu të forcojnë mbikëqyrjen dhe kontrollet e tyre, të cilat përfshijnë vlerësimin cilësor dhe sasior, që do të ishte bazë për vlerësimin e mëtejmë të punës së këtyre prokurorëve.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING