(VIDEO) Antikorrupsioni: Ministri i Shëndetësisë i shkarkoi në mënyrë të paligjshme dy drejtorë

(VIDEO) Antikorrupsioni: Ministri i Shëndetësisë i shkarkoi në mënyrë të paligjshme dy drejtorë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të nisë iniciativë për përgjegjësinë e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, para organeve kompetente shtetërore. Komisioni kundër korrupsionit pranoi denoncimet se shkarkimet e drejtorit mjekësor të Toksikologjisë dhe drejtorit të Kardiokirurgjisë nga ministri Demiri ishin të pabazuara. Ata konstatuan se me dy vendimet e ministrit është shkelur Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesit dhe Ligji për Kujdesin Shëndetësor. Është shkelur edhe Kodi Zgjedhor, duke qenë se në të dyja rastet drejtorët janë shkarkuar me vendime të marra (më 14 maj dhe 27 maj) përpara miratimit të konkluzionit për përfundimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend më 30 maj 2024, thonë nga Antikorrupsioni.

Për dy shkarkimet – edhe për drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, Danil Petrovski, edhe për drejtorin e kardiokirurgjisë Marjan Shokarovski, nuk janë respektuar procedurat për shkarkim nga pozita, përkatësisht është dashur të ketë propozime për shkarkim nga bordet drejtuese tek autoritetet shëndetësore të këtyre institucioneve.

Lëndën e formuar pas denoncimit të klinikës së toksikologjisë e ka sqaruar anëtarja e antikorrupsionit Cveta Ristovska e cila tha se arsyeja për shkarkimin e drejtorit ishte “veprim i pakujdesshëm” dhe për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës për 18 të punësuar në Klinikë.

CVETA RISTOVSKA, ANËTARE E ANTIKORRUPSIONIT

Nga gjendja e përgjithshme faktike, antikorrupsioni konstatoi se pretendimet janë të bazuara dhe ka marrë vendim që i referohet të dyja situatave, se është marrë vendim nga ministri për shkarkimin e drejtorit kur ende nuk ka përfunduar zgjedhja për deputetë si dhe nga drejtori organizativ për kontratat e lidhura me punëtorët shëndetësorë në kundërshtim me nenin 109 paragrafi 2 i Ligjit për kujdesin shëndetësor”

Komisioni kundër korrupsionit ka konstatuar se edhe shkarkimi i drejtorit të Kardiokirurgjisë Marjan Shokarovski më 27 maj 2024 është i kundërligjshëm dhe i pabazuar, duke vepruar sipas një raporti që iu është dorëzuar një ditë më vonë.

Nga antokorrupsioni thanë se raporti është dorëzuiar në bazë të shkeljes së Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodit Zgjedhor, pasi edhe në këtë rast ministri e ka shkarkuar drejtorin para datës 30 maj, kur është miratuar konkluzioni për zgjedhjet e përfunduara parlamentare.

Edhe për këtë rast, antikorrupsioni ka konstatuar se procedura e shkarkimit nuk është kryer në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor sepse, siç thonë ata , institucioni shëndetësor menaxhohet nga Bordi i Drejtorëve, i cili nëse konstaton ndonjë nga arsyet për shkarkim , njofton Këshillin Shëndetësor, i cili, në bazë të kësaj, miraton iniciativën për shkarkimin e të emëruarit para përfundimit të mandatit të tij.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING