(VIDEO) Anita Topallova-Isjallova zëvendëson Ljupço Kocevskin

(VIDEO) Anita Topallova-Isjallova zëvendëson Ljupço Kocevskin

Prokurorja Anita Topallova-Isajllova do ta plotësoj vendin e zbrazët të prokurorit republikan, pas dorëheqjes së Lupço Kocevskit. Ajo do të jetë ushtruese detyre deri në zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror, në konkurs publik. Kështu vendosën njëzëri anëtarët e Këshillit të Prokurorëve në seancën e sotme.

Anita Topollova-Isajllovska prokurore për herë të parë është zgjedhur në vitin 2009, ndërsa në vitin 2013 hyri në Prokurorinë e Lartë, kurse pas tre vitesh u ngrit në detyrë në prokurore republikane dhe zëvendëse e prokurorit të atëhershëm publik të shtetit, Marko Zvrlevski.

Emri i Topallova-Isajllovska nuk është shumë i njohur në publik, por u përmend disa vite më parë, kur si prokurore republikane kërkoi që Gjykata Supreme të heqë dorë nga rasti “Talir”, i cili ende po gjykohet në dy pjesë, ndërsa në mesin e të akuzuarëve është edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE. Ajo kërkoi që Gjykata Supreme të revokojë vendimin për miratimin e aktakuzës në lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.

Sipas dispozitave ligjore, Topolova-Isajllovska do ta ushtroj funksionin deri në zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror, por jo më shumë se gjashtë muaj. Hapi i ardhshëm është nisja e procedurës në Kuvend që të shpall konkurs për prokuror të ri shtetëror, në të cilin mund të kandidojnë të gjithë kandidatë që i plotësojnë kushtet, pas çka Qeveria duhet të kërkoj mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik për të gjithë kandidatët.

Kocevski dha dorëheqje në ditën kur në Kuvend do të niste debati për shkarkimin e tij. Në konferencën e dorëheqjes, Kocevski u shpreh se në shtet ekziston dukshëm mosrespektim i parimit të sundimit të ligjit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING