(VIDEO) Anëtarët e LSDM-së votojnë sot për Venko Filipçen

(VIDEO) Anëtarët e LSDM-së votojnë sot për Venko Filipçen

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partiake Zgjedhjet po mbahen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë vendin në 78 vendvotime, të cilat u hapën në orën 8:00 të mëngjesit. Votimi vazhdon deri në ora 20:00. Kompetent për realizimin e votimit është Komisioni Qendror Zgjedhor I partisë. Nga LSDM informuan se Komisioni ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën Zgjedhore, në të cilën në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravanë për fshehtësi gjatë votimit, kuti për zgjedhje, shenja dhe gjithçka që është e nevojshme për ditën e zgjedhjeve.
Të gjithë anëtarët e LSDM-së të regjistruar në mënyrë aktive mund të votojnë për zgjedhjen e kryetarit në komunën e tyre në një vendvotim adekuat. Anëtarët që votojnë duhet të kenë me vete kartelën elektronike të anëtarësimit të LSDM-së dhe një dokument identifikimi personal të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë). Të sëmurët dhe të pafuqishmit votuan të shtunën.
Rezultati do të konfirmohet pas përfundimit të procesit të votimit. Zgjedhjet brenda partiake për kryetar të LSDM-së, paraprakisht ishin caktuar për 16 mars, por u shtynë për shkak të tragjedisë në Koçan.
Filipçe u zgjodh në krye të partisë në qershor të vitit të kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat LSDM i organizoi pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Filipçe kësaj radhe do të ketë mandat4 vjeçar. /SHENJA/

MARKETING