(VIDEO) Andonovski: Projektet e mëdha të Qeverisë Kovaçevski i udhëheqin Grubi dhe Bekteshi

(VIDEO) Andonovski: Projektet e mëdha të Qeverisë Kovaçevski i udhëheqin Grubi dhe Bekteshi

Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8,  bëhet fjalë për një ndër idetë më të shtrenjta që është paraqitur viteve të fundit. Kështu ka deklaruar Stefan Andonovski, sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Andonovski tha se bëhet fjalë për një lidhje shumë të dyshimtë, dhe në të njëjtën kohë paguhen nga 300 mijë euro në njeri në ato kompani që do të bëjnë mbikëqyrjen.

STEFAN ANDONOVSKI, SEKRETAR PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE NË VMRO-DPMNE

“Vlerësohet se i tërë projekti do të kushtojë 2 miliardë euro, ndërsa pjesa e mbikëqyrjes mbi ndërtimi sipas furnizimit të fundit të cilin e ka bërë qeveria është rreth 22 milionë euro. Që donë të thotë se këto para menjëherë do të ndahen pa parë efektin e tyre, dhe kjo tek ne ngjalli dyshime se pse është kjo shumë aq e lartë për mbikëqyrje. Dyshimi ishte i arsyeshëm për shkak se së pari u deshtë të nënshkruhet me kompani e cila ka lidhje ruse, gjegjësisht kompani e cila do të jep garancion për atë marrëveshje, por mjetet i ishin ngrirë ngase i kishin në banka ruse”.

Andnovski ka folur edhe  për ndryshimet kushtetuese, ai  tha se kërkesa për futjen e bullgarëve në Kushtetutë ka ardhur në vitin 2020 dhe asnjë herë më parë.  Andonovski tha se ata si VMRO-DPMNE, dëshirojnë garancione se pas ndryshimit të kushtetutës askush nuk do ta pengoj procesin e anëtarësimit në BE.

STEFAN ANDONOVSKI, SEKRETAR PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE NË VMRO-DPMNE

“Bullgaria kërkon, praktikisht rrugës për në BE të kemi dy tavolina për bisedime. Hipotetikisht, nesër ne ta ndryshojmë kushtetutën, pasnesër të na ndodh ndonjë narko diler tani le të jetë jo nga Ohri por nga Resnja dhe i cili do të përleshet diku në rrugë dhe do të thotë se kjo ka ndodhur për shkak se jam bullgar, dhe ne do të na vendosin veto, pse, sepse nuk e kemi mbrojtur këtë personazh nga Resnja, i cili është përleshur”.

Edhe Andonovski ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe shprehet  i   bindur në fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij,  LSDM është një partner i vogël në qeveri,pasi siç tha ai,  projektet kyçe nuk udhëhiqen nga Kovaçevski, por nga Artan Grubi dhe Kreshnik Bekteshi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING