(VIDEO) Andonovski: Nuk po shqyrtojmë kufizimin me ligj të përdorimit të rrjeteve sociale

(VIDEO) Andonovski: Nuk po shqyrtojmë kufizimin me ligj të përdorimit të rrjeteve sociale

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë emisionit Impakt në TV Shenja, ka theksuar se Maqedonia e Veriut tani për tani nuk po planifikon kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët, pavarësisht se disa vende evropiane veç më kanë ndërmarrë masa të tilla. Ai  sqaroi se  po punojnë në mënyra të tjera, me fushata të ndryshme  për rritjen e kontrollit ndaj përdorimit të rrjeteve sociale.

SINKRON:STEFAN ANDONOVSKI, MINSTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Shteti mundet shumë lehtë të propozojë të sillet ligj dhe me atë ligj të ndalohet përdorimi i caktuar, por a do të jetë ajo e pranueshme në praktikë apo a do të implementohet si duhet, sepse ju e dini mirë fëmijët nuk blejnë vet nga dyqani telefon celular, por prindi e blen me atë. Kështu që, ne nuk mund ta dijmë sa fëmijë sa telefona kanë. E dyta, kur të ndaloni një rrjet të caktuar social, nuk mund ta dijmë se fëmija nuk do të përdorë letërnjoftim, patent shoferi apo dokument tjetër të prindit.”

Andonovski gjatë emisionit Impakt ka folur edhe rreth paralajmërimeve për heqjen e roamingut me vendet e BE-së.

SINKRON:STEFAN ANDONOVSKI, MINSTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Këshilli i Ministrave të Jashtëm dhe ambasadorëve të vendeve anëtare kishin vendim që të fillojnë negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor për shfuqizimin e roamingut, kjo do të thotë se kushtet e para, parakushtet e para që i kanë kërkuar nga ne janë përmbushur. Ne veçmë, gjatë përgatitjes së këtij vendimi, kemi nominuar njerëz që do të jenë pjesë e ekipeve negociuese, negociatat do të vazhdojnë për një kohë të caktuar dhe presim që gjatë vitit të na dorëzohet se çfarë lloj marrëveshje duhet të nënshkruajmë si shtet.”

Andonovski tha se e ka përmendur, dhe ajo do të jetë marrëveshje e ngjashme me marrëveshjen për stabilizim asociim, sipas tij parakushtet ligjore janë përmbushur nga ana tyre dhe se i janë dorëzuar Komisionit Evropian për mendim, ku bëri të ditur se sapo të marrin mendim pozitiv, ata do të dorëzohen edhe në Kuvend./SHENJA/

 

MARKETING