(VIDEO) Amzai: Prindërit dhe shkollat duhet t’i mbrojnë fëmijët
Qasja në informacione të tepërta, moskomunikimi i shëndoshë me fëmijët dhe moskujdesi prindëror janë disa nga arsyet që sjellin deri tek çregullimet e shëndetit mental te të rinjët e që shpesh dinë të përfundojnë me pasoja fatale, deklaroi psikoterapisti Migjen Amzai. Ai tha se ky lloj frustrimi tek rinia sot prodhon depresion.
MIGJEN AMZAI, PSIKOTERAPIST
“Sot te rinia është aq shumë komplekse sa që nuk di ku të kapesh. Në fakt di ku të kapesh por sdi cilën ta rangosh të parin. Njëherë është unifikimi i ideve, ky është problem, nëqoftëse keni biseduar me të rinjët nuk është vetëm krizë identiteti si personalitet por është edhe krizë identiteti si kombësi, si racë. Ky lloj unifikimi që sot shpërndahet te ne, sot idetë supozohet të jenë një, quhet globalizëm. Këto ide universale duhet ti përshtaten edhe vendit edhe kulturës, rinisë kjo i pengon, është çështje e unifikimit të ideve. Më shumë i atribuohet kësaj. Kjo i atribuohet rrjeteve sociale. Është problem në përceptimin e informacioneve, është problem në përceptimin e rrethanave kulturore në familje, në interpretimin e kulturës në familje. Ky lloj frustrimi tek rinia sot prodhon depresion, fillimisht prodhon ankth, është çështje ankthi, sigurisht pastaj është edhe çështja tjetër është informacioni, aksesi në informacion sot është problem goxha I madh jo vetëm për të rinjët por edhe moshën tonë”.
Amzai më tej thotë se prindërit janë ata që trasmetojnë emocione tek fëmijët. Pasi siç thotë ai ne jemi ata që ia trasmtojmë lirinë, ne jemi ata që ja trasmetojmë edhe monstra edhe depresione edhe problematika. “Sot flitet shumë në prezencë të fëmijëve por jo për fëmijët dhe flitet shumë për fëmijët por jo me fëmijët, tha ai. Amzai potencoi se edhe një ndër arsyjet se pse fëmijët mund të pësojnë çregullime mentale është bullizmi.
MIGJEN AMZAI, PSIKOTERAPIST
“Arsyja tjetër mund të jetë bullizimi. Bullizmi sot është më i tmershëm sesa ishte më herët. Më herët ishte I lidhur me rrugën, ishte I lidhur me sokakun, dola jashtë më shofin më ngacmojnë, sot të ngacmojnë në çdo mënyrë të mundëshme sepse secili ka një smartphone me vete, të ngacmojnë në çdo postim që ke ti, nuk e di çfarë përdorin relaisht. Bullizmi sot ka përmasa të tjera, t’i bullizohesh edhe nga njerëz që ti si njef kjo është e tmerrshme. A vihen re ndryshimet te fëmijët po vihen re mbylljet, zhdukjet në shtëpi vihen re daljet orar pa orar vihen re izolimet me telefon , mbi të gjitha nuk ka prind që nuk e vëren ndryshimin emocional te fëmiu i vet. Çdo prind e di dhe i dhemb por mënyra sesi e mbuluojmë është tjetër. Shkolla poashtu e vënë re, mendosni se një mësus që e sheh fëmijën çdo ditë nuk e vëren që fëmija ka ndryshime, Izolohet fillon qan, fillon ik prej ore, po të ndjekësh historinë e fëmijëve që kanë probleme jo vetëm probleme të natyrës penale por edhe probleme emocionale dallohet, dallohet në rangun e notave, dallohet në sjelljen”.
Fëmijët duhet të kontrollohen, vazhdimisht të zhvillohen komunikime me to, të njohin kufijë dhe përgjegjësi dhe mbi të gjitha prindërit dhe shkollat duhet ti kuptojnë dhe ti mbrojnë ata, tha Amzai.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/