(VIDEO) Amerika voton, garë e ngushtë mes Trumpit dhe dhe Harrisit
Miliona amerikanë votojnë sot për zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, ku qytetarët duhet të zgjedhin mes ish presidentit Donald Trump dhe nënpresidentes Kamala Harris. Harris që vjen nga radhët e demokratëve dhe kandidati republikan Donald Trump janë në një garë të ngushtë në nivel kombëtar, me shumicën e sondazheve që tregojnë se ata kanë një dallim të ngushtë nga 1-3 për qind. Gara është edhe më e ngushtë në shtatë shtetet kyçe që janë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, ku sipas mesatares së sondazheve nga katër prej shteteve si Nevada, Ëisconsin, Michigan dhe Pensilvania, kandidatët janë të ndarë me 1 për qind dallim ose më pak.
Ndërkaq, anketat e minutës së fundit tregojnë se gara është e barabartë në shtetet e fushëbetejës. Siç raporton Zëri i Amerikës, anketa e rrjetit ABC Neës tregon se Trump mund të jetë fitues në pesë nga shtatë shtetet e fushëbetejës, por gazeta The Ëashington Post thotë se anketat e saj e nxjerrin Harrisin fituese në katër shtete. Neë York Times thotë se Trump kryeson në katër shtete, Harris në dy dhe gara është e barabartë në Pensilvani.
Trump ka thënë se do të pranojë rezultatin e së martës vetëm nëse arrin në përfundimin se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të drejtë, që sipas kritikëve demokratë do të thotë vetëm nëse ai fiton. Që të dy kandidatët kanë mbledhur ekipe të mëdha avokatësh për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë.
Në rast se Trump fiton zgjedhjet, ai do të ishte presidenti i parë që shërben në këtë detyrë ndërsa pret dënimin më vonë në nëntor, pasi u shpall fajtor për 34 akuza të lidhura me pagesën e tij të një ylli të filmave për të rritur përpara kandidimit të tij të suksesshëm në vitin 2016.
Në rast se fiton kandidatja demokrate, përkatësisht nënpresidentja Harris, ajo do të jetë gruaja e parë që do të jetë udhëheqëse amerikane, e para me origjinë nga Azia Jugore dhe presidentja e dytë me ngjyrë pas ish presidentit Barack Obama.
Ndryshe nga shumica e demokracive moderne, SHBA nuk i zgjedh drejtpërdrejt presidentët e saj. Në vend të kësaj, procesi zhvillohet përmes Kolegjit Zgjedhor, ku 538 përfaqësues votojnë në përputhje me rezultatet e shteteve të tyre. Kandidati duhet të sigurojë 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor ndahen në shtete bazuar në popullsinë e tyre dhe shumica e shteteve i japin të gjithë votat e tyre cilitdo kandidat që fiton atë shtet në votimin e përgjithshëm.
Teuta Buçi /SHENJA/