(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Nuk ka detyrim ligjor që Fronti Europian të jetë në Qeveri

(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Nuk ka detyrim ligjor që Fronti Europian të jetë në Qeveri

Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler e mirëpret njoftimin e liderit të VMRO-së dhe mandatarit të qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit. Në një intervistë për “360 gradë”, Aggeler shpreson se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat.

ANGELA AGGELER, AMBASADORE SHBA-SË

“Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidenti vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është diçka që ne e mirëpresim. Siç e kuptova, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar për të përfshirë (emrin kushtetues) dhe jam e kënaqur që e shoh këtë, ndërsa jam shumë e kënaqur dhe përshëndeta daljen e tij publike natën tjetër në të cilën ai tha se do të respektonte emri kushtetues kur të bën betimin”.

Aggeler pret që qeveria e ardhshme t’i realizojë sa më shpejt premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo nuk i kupton ankesat e BDI-së se zgjedhja e VMRO-DPMNE-së për koalicion me VLEN-in në vend të tyre, si koalicion që fitoi më shumë mandate, është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë. Ambasadorja tha se fitues është ai që zgjedh partnerët, por edhe se “Fronti Evropian” dhe “VLEN” ishin koalicion. Së fundi, sipas saj, është e rëndësishme që në qeverisje të ketë diversitet.

ANGELA AGGELER, AMBASADORE SHBA-SË

“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si ‘Fronti Evropian’ i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëhet koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend…..Jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë”.

Sipas përvojës që ka ajo këtu,  ka shumë mundësi që individë dhe grupe të ndryshme, parti politike dhe liderë të thonë se kanë mosmarrëveshje dhe se janë të shqetësuar dhe e gjithë kjo, thotë Ageler është pjesë e një demokracie “të gjallë”. /SHENJA/

 

MARKETING