(VIDEO) Ambasadori spanjoll në Shkup: Mund të ketë vende tjera që do ta pengojnë Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Ambasadori spanjoll në Shkup: Mund të ketë vende tjera që do ta pengojnë Maqedoninë e Veriut

Ne e mbështesim Maqedoninë e Veriut në kërkesën dhe vendosmërinë e saj për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar  ambasadori spanjoll Jose Luis Lozano Garcia. Ambasadori nuk përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen kërkesa të tjera nga shtetet e tjera anëtare, edhe nëse siç tha ai, për Radio Evropa e Lirë, miratohen ndryshimet  kushtetuese, nga të cilat varet mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

JOSE LUIS LOZANO GARCIA, AMBASADOR I SPANJËS NË MAQEDONINË E VERIUT

“Që të vazhdojnë, është një kusht i qartë, që është ndryshimi i Kushtetutës dhe ka nevojë. A do të thotë kjo fundin e pengesave? Nuk dua të përçojë  një mesazh pesimist, përkundrazi. Ajo që po themi ne, si dhe instancat e tjera të BE-së, nga shtetet anëtare, është se kur jeni në proces, për të thirrur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, duhet të plotësoni atë kusht, pra ti  miratoni ndryshimet  kushtetuese, dhe pastaj gjërat do të marrin një drejtim tjetër. Mund të ketë kushte dhe kërkesa të tjera nga vende të tjera, por në fund gjërat do të marrin një dimension dhe rëndësi tjetër. Çfarë do të thotë kjo? A do të jetë kjo pengesa e fundit? Mund të ketë shumë pengesa të tjera”.

Ndërkaq, i pytur se a ka vullnet politik në Maqedoninë e Veriut,për të luftuar korrupsionin, ambasadori Garcia tha se kjo punë nuk kryehet për një ditë, por ai shoti se janë marrë disa masa nga qeveritarët dhe siç thai Komisoni Evropian i kushton vazhdimishtë vëmendje të lartë kësaj çështje.

 JOSE LUIS LOZANO GARCIA, AMBASADOR I SPANJËS NË MAQEDONINË E VERIUT

“Janë marrë masa nga kjo qeveri, po, por duhet të forcohet deri në çfarë mase do të tregoni vullnet politik. Është komplekse. Cili është vullneti i vërtetë dhe në çfarë mase e tregoni atë vullnet? Nuk është një çështje që zgjidhet brenda një dite. Ju duhet të merrni masa dhe të vazhdoni të veproni, siç thashë nuk është një rregullim i menjëhershëm. Unë do të thoja se ka sinjale dhe angazhime, në të njëjtën kohë ka nevojë për rezultate dhe Komuniteti Ndërkombëtar po i kushton vëmendje kësaj. Komisioni Evropian gjithashtu trajton këtë çështje në raport”.

Ambasadori spanjoll informoi se Konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING