(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Korrupsioni mposhtet me përmirësimin e sistemit jo thjeshtë me lista të zeza

(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Korrupsioni mposhtet me përmirësimin e sistemit jo thjeshtë me lista të zeza

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, thotë se kur bëhet fjalë për korrupsionin, nuk ka tolerancë dhe nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por për ndryshimin e sistemit. I pyetur nëse BE ka njohuri për “listën e zezë” të SHBA-ve, që ambasadorja e SHBA-së paralajmëroi se do të zgjerohet me një apo dy emra të tjerë, ai tha se nuk ka njohuri dhe se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut  duhet të luftohet përmes sistemit dhe jo domosdoshëmrisht duke shënjestruar individë të caktuar.

David Geer

“Çështja e korrupsionit është shumë e rëndësishme që hyn në thelbin e procesit të pranimit. Kjo është kaq e rëndësishme që e kemi përfshirë në bazat. Ne po hetojmë luftën kundër korrupsionit dhe përpiqemi ta luftojmë atë në çdo fazë të të gjithë procesit. Kjo nuk ka të bëjë me identifikimin e individëve, por për të ndryshuar sistemin që institucionet të jenë në gjendje të luftojnë, të përballen me korrupsionin dhe të gjithë e dinë se nuk ka asnjë tolerancë për korrupsionin”

Ambasadori evropian këto komentime i bëri gjatë prezantimit të ndihmës nga Bashkimi Evropian, repsketivisht ofrimin e 80 milionë urove për ballafaqimin me krizën energjetike, përkatësisht masat antikrizë që do t’i ndërmerr Qeveria gjatë këtij viti. Geer, tha se kjo dëshmon që BE i përmush prmetimet dhe silidaritei i vendeve anëtare aktuale dhe të ardhshme të BE-së është vlerë themelore.

David Geer

“Për shumë shfrytëzues të kësaj mbështetje ky numër nuk është abstrakte. Ajo përbëhet prej mbështetjes praktike financiare që do të bëjë dallimin. Kontributet tona i përfshijnë kategoritë më të rrezikuara, pensionistët, prindërit e vetëm, të papunësuarit, amvisëritë, 470 shkolla, 67 ndërmarrje publike që sigurojnë ujë, kompanitë që sigurojnë prodhime ushqimore bazë, institute shëndetësore”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se bëhet fjalë për ndihmë të pakthyeshme, e cila është e disponueshme për vendin dhe e njëjta do të hyjë drejtpërdrejt në buxhet.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING