(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Korrupsion ka por e rëndësishme është të luftohet

(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Korrupsion ka por e rëndësishme është të luftohet

Vendimi është marrë në korrik 2022, hapi radhës është ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir. Diplomati evropian e ftoi udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, të qartësojë qëndrimin e tj, pasi që deri tash ka qenë kontradiktor duke thënë se eshtë pro Evropës, në të njëjtën kohë thekson se nuk i pranon ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar, dhe se pasi të vijë në pushtet, ai do të gjejë një zgjidhje tjetër.

DEJVID GIR, AMBASADORI I BE-SË

“Nëse partia është për BE-në dhe bisedimet aderuese, është e qartë se çfarë duhet bërë. Kemi një marrëveshje nga korriku i vitit 2022. Kemi bisedime të hapura aderuese. Procesi i skriningut ishte i suksesshëm dhe tani ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen në mënyrë që vendi pastaj të mund të ecë përpara dhe të merret me çështjet kryesore për të cilat folëm në fillim – sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit – duke u përqëndruar në gjërat që do të ndryshojnë jetën e njerëzve”.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve MIA, Gir është pyetur se a mund të ketë shtyrja pasoja të sigurta për Maqedoninë e Veriut , duke marrë parasysh se vendimet për Ukrainën dhe Moldavinë kanë një sfond sigurie, pasi nuk ka filluar negociatat dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është plotësisht i integruar, Gir tha se është  plotësisht dakord që në vitet e fundit, veçanërisht që kur ka filluar lufta kundër Ukrainës, ata kanë  parë që nuk e shohin zgjerimin vetëm si çështje prosperiteti, standardi jetësor dhe vlerash demokratike, por e shohin atë përmes prizmit të sigurisë dhe stabilitetit.

DEJVID GIR,AMBASADORI I BE-SË

“Ka fusha të tjera që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë ku ne bashkëpunojmë: kontrolli i kufijve, kundër-ekstremizmi, kërcënimet hibride, dezinformimi, kibernetika – ne bashkëpunojmë në të gjitha këto fusha. Meqë përfitimet e zgjerimit janë gjithashtu në fushën e sigurisë dhe stabilitetit dhe do të rriten vetëm me kalimin e kohës. Pra, ne shpresojmë thellësisht se do të intensifikojmë përpjekjet tona dhe derisa vendi lëviz drejt BE-së, ai jo vetëm që do të bëhet më i begatë, por edhe më i qëndrueshëm dhe më i sigurt. Jam i sigurt se mund të lëvizim në atë drejtim”.

Në këtë intervistë, ambasadori Dejvid Gir ka folur edhe për korrupsionin. Sipas tij, Ajo që është më e rëndësishme është që të ketë institucione që do të reagojnë shpejt për të parandaluar korrupsionin dhe do të jenë në gjendje të përballojnë vështirësitë dhe problemet, siç tha ai, korrupsioni ekziston, por më e rëndësishme është se si reagoni ndaj tij.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING