(VIDEO) Ambasadorët dhe Ndërkombëtarët urojnë Siljanovskën

(VIDEO) Ambasadorët dhe Ndërkombëtarët urojnë Siljanovskën

Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka uruar presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin synimet e këtij vendi për prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Urime të gjithë atyre qytetarëverealizuan dje të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut David Geer në urimin e tij për Gordana Siljanovska-Davkovën tha se ata do të bashkëpunojnë në vazhdimësi për të ardhmen europiane të vendit.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

Urime Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut. Mezi pres të punoj ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”.

Edhe komisioneri Europian për Zgjerim Oliver Varhely ka uruar Siljanovskën. Ai theksoi se me padurim e pret bashkëpunimin me të me qëllim të zhvillimit të negociatave të anëtarësimit.

OLIVER VARHELY, KOMISIONER EUROPIAN PËR ZGJERIM

Urime presidentes së re të Maqedonisë së Veriut. Mezi pres të punoj me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova për të përshpejtuar reformat e nevojshme për të çuar përpara procesin e negociatave të anëtarësimit”.F

Për fitoren, Siljanovskën e kanë uruar edhe kryeministri i Republikës së Hungarisë Viktor Orban, presidenti i Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe përfaqësues politik të tjerë nga vendi, rajoni dhe më gjërë.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM-ja 251.541 vota (29,25%).

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING