(VIDEO) “Alkaloid” mori pjesë në konventën e përbërësve farmaceutikë-CPHI

(VIDEO) “Alkaloid” mori pjesë në konventën e përbërësve farmaceutikë-CPHI

Kompania farmaceutike “Alkaloid” mori pjesë në eventin më të njohur botëror në fushën e farmacisë-Konventës së Përbërësve Farmaceutikë-CPHI. Nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, manifestimi u mbajt nga 24 deri më 26 tetor në Barcelonë të Spanjës dhe ekipi i Alkaloid këtë vit u prezantua me stendën e tij, nga ku u përcoll qartë “Shëndeti mbi të gjitha”.

ALKALOID

“Konventa e Përbërësve Farmaceutikë si një ngjarje globale për elitën farmaceutike botërore, mblodhi më shumë se 65,000 vizitorë dhe mbi 1,800 ekspozues këtë vit në Barcelonë. Konventa e Përbërësve Farmaceutikë është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e industrisë farmaceutike, e cila gjatë tre dekadave të ekzistencës së saj është rritur në një komunitet që bashkon mbi 280,000 profesionistë që punojnë në zinxhirin global të furnizimit të industrisë farmaceutike.

Nga atje gjithashtu informojnë se ekipi i Alkaloidit pati takime produktive ku u shkëmbyen përvoja të vlefshme me një numër të madh profesionistësh farmaceutikë nga e gjithë bota. Përndryshe, CPhI është një mundësi e shkëlqyer për të marrë informacion mbi zhvillimet më të fundit në fushën e farmacisë, për të ecur në hap me tendencat dinamike në industrinë farmaceutike.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING