(VIDEO) Alkaloid gjatë vitit 2022 ka investuar 23.9 milionë euro

(VIDEO) Alkaloid gjatë vitit 2022 ka investuar 23.9 milionë euro

Kompania ALKALOID brenda një viti ka bërë investime totale prej 23.9 milionë euro, me një rekord në  eksport prej mbi 157 milionë euro dhe me 187 vende të reja pune. Sipas pasqyrës  së të ardhurave në periudhën janar-dhjetor 2022, shitjet janë rritur për 10 për qind krahasuar me vitin paraprak. Shitjet e konsiluduara të realizuara në tregun vendas u rritën me 3 për qind, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën me 16 për qind.

ALKALOID

“Nga totali i shitjeve të konsoliduara 32 % janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa 68 % në tregjet e huaja. Sipas rajoneve, 30 % janë shituar në vendet e Evropës Juglindore, 21 % në Evropën Perëndimore, 16 % në Europën Lindore, dhe tregjet e tjera përbënin 1 % të totalit të shitjeve të konsoliduara”

ALKALOID gjatë periudhës së njëjëtë kohore ka hapur 187 vende të reja punë në Maqedoninë e Veriut.

ALKALOID

“Me vendim të Bordit të Drejtorëve të ALKALOID SHA Shkup, në mars të vitit 2022 është miratuar dhe paguar kompensimi për shfrytëzimin e pushimit vjetor për punëtorët e kompanisë në vlerë neto prej 30.000 denarëve. Grupi ALKALOID ka 2,617 punonjës, nga të cilët 2,019 janë në vend, dhe 598 janë të punësuar në filialet jashtë vendit”

Plani i biznesit për vitin 2023, i miratur nga Bordi Drejtues parasheh investimin e rreth 11 për qind të të hyrave të konsoliduara nga shitjet në asetet materiale dhe jomateriale, një rritje prej 10 për qind e shitjeve të konsoliduara krahasuar me 2022, si dhe 7 për qind rritje e fitimit të konsoliduar para tatimit në krahasim me vitin 2022.

Linda Ebibi /SHENJA/ 

MARKETING